Presidenti Topi dekoron me me "Medaljen e Mirënjohjes" tre Ambasadorë të NATO-s.

15 dhjetor 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot me "Medaljen e Mirënjohjes" tre ish-ambasadorë të NATO-s, që mbështetën fuqimisht anëtarësimin tonë në Aleancë, përkatësisht Ambasadorin e Turqisë, Taxhan Ildem, Ambasadorin e Italisë, Stefano Stefanini dhe atë të Greqisë, Teri Trasivulos Stamatopulos, me motivacionin: “Për kontribute të veçanta në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”.
Në ceremoninë zyrtare të rastit, të organizuar në Presidencë ishin të pranishëm Ambasadori turk në vendin tonë, Hasan Sevilir Asan, Ambasadori italian, Saba D’Elia dhe ambasadori grek, Nikolas Pazios, anëtarë të Kabinetit të Presidentit si dhe miq e të ftuar.
Kreu i Shtetit shqiptar si dhe njëkohësisht Komandanti i Forcave të Armatosura theksoi: “Shkëlqesi Ambasadorë,
Zonja dhe zotërinj!
Është një kënaqësi e veçantë për mua sot të ndaj me ju një vlerësim dhe një gëzim i madh për tre përfaqësues të nderuar të vendeve mike të Shqipërisë. Prej më shumë se një viti Shqipëria është anëtare e NATO-s, një aspiratë e thellë dhe e gjerë e popullit shqiptar. Sikurse ju e dini, në një sondazh publik të zhvilluar në prag të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Shqipëria renditesh në vendet me një përkrahje popullore mbi 95%, që tregon motivimin, orientimin dhe simpatinë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar për aleancën më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë. Për këtë arritje historike ne u kemi qenë shumë mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur për t’u bërë pjesë e kësaj aleance. Ne kemi patur gjithashtu një ndihmë të jashtëzakonshme edhe nga vendi fqinjë, Greqia, nga Italia dhe nga Turqia, të cilat i falenderojmë në një mënyrë të veçantë. Patjetër që një rol dhe ndihmë e jashtëzakonshëm në të gjithë këtë proces, i cili natyrisht që kishte edhe vështirësitë e veta, na është dhënë edhe nga tre ambasadorët, që janë këtu sot. Dëshiroj që t’i falenderoj në mënyrë të veçantë!
Pak ditë më parë, madje edhe sot që po flasim, Shqipëria, sidomos zonat e Veriut po përballojnë një situatë jashtëzakonisht të vështirë, që ka të bëjë me përmbytjet të shkaktuara nga shirat e dendur. Natyrisht që edhe në këtë rast, nuk do ta harrojmë ndihmën e jashtëzakonshme që na ka ardhur nga Turqia, Greqia dhe Italia. Sigurisht që nuk do ta harroj dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës Presidenti Gyl, i cili iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme, brenda disa orësh, duke bërë të mundur sjelljen e helikopterëve dhe mjeteve të tjera në funksion të kësaj situate.
Dëshiroj të falenderoj shtetin dhe qeverinë greke për ndihmën e menjëhershme në funksion të kësaj situate! Ndihmë që kishte të bënte me helikopterët dhe ndihmën në ushqime dhe ilaçe. Dëshiroj të falenderoj shtetin dhe qeverinë italiane për ndihmën që iu dha banorëve të zonave të Veriut me ushqime dhe ilaçe! Iu referova rastit të fundit të ngjarjeve në Veriun e Shqipërisë për të thënë që bashkëpunimi me këto vende është sa tradicional, edhe aktual. Bashkëpunimi i Shqipërisë me vendet e NATO-s nuk është thjeshtë në kuadrin e misioneve ushtarake, qoftë në Afganistan, në Bosnje-Hercegovina dhe më parë në Irak dhe në vende të tjera. Ne kemi parë me sytë tanë se si vjen e realizohet në mënyrën më të mirë një nga dimesnionet më të rëndësishme të Aleancës, që është dimensioni civil. Edhe për këtë ju jemi shumë mirënjohës!
Shqipëria, institucionet e saj, Forcat e Armatosura do të jenë gjithmonë të motivuara për të dhënë maksimumin e tyre qoftë në besueshmëri, qoftë në profesionalizëm në realizimin e misioneve më të rëndësishme ku ne bashkëpunojmë. Sigurisht për të ardhur deri këtu, sikurse e thashë edhe pak më parë, ne kemi kaluar nëpërmjet disa etapave të tjera. Për ta shprehur në mënyrë institucionale këtë mirënjohje, unë kam vendosur që të dekoroj tre ambasadorët e vendeve mike.”
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, këtyre tre ambasadorëve iu dorëzua Medalja e Mirënjohjes nga Presidenti i Republikës, bashkë me urimin për një karrierë sa më të suksesshme në vijim.
Ambasadorët e dekoruar falenderuan Presidentin e Republikës duke u shprehur mes të tjerash: “Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar për këtë medalje që Ju me shumë mirësi më dhatë sot. Natyrisht që ishte një moment shumë i gëzueshëm kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe ne e ndamë atë gëzim me ju. Ishte një arritje mëse e merituar nga ana juaj. Ndihem gjithashtu shumë i nderuar dhe i lumtur që po u bashkangjitem kolegëve të mij të dashur sot. Ne dhamë veçse një kontribut shumë modest me anë të përpjekjeve tona të përulura në këtë drejtim dhe na bëhet shumë qejfi që Ju e vlerësuat këtë. Këtë vlerësim e konsideroj edhe si një shembull të vërtetë të marrdhënieve të shkëlqyera mes Turqisë dhe Shqipërisë, që janë marrëdhënie mes vendeve dhe popujve tanë, që ndajnë ideale të njëjta dhe ndihem shumë i gëzuar duke Ju shprehur mirënjohjen, zoti President!” – Ambasadori turk Taxhan Ildem.
“Është një nder i madh, sidomos kur mendoj që po e ndaj atë me Ambasadorët Ildem dhe Stamatopulos. Ka qenë edhe shumë ambasadorë të tjerë dhe jo-ambasadorë, por të mos harrojmë edhe Ju vetë, zoti Presidenti dhe të gjithë sistemin politik dhe shoqëror shqiptar që kontribuan për atë arritje të madhe.” – Ambasadori italian Stefano Stefanini
“Hyrja e Shqipërisë në NATO natyrisht që u mundësua nga Traktati dhe Neni 10, por mbi të gjitha nga përpjekjet e pareshtura të qeverisë dhe popullit shqiptar dhe ky është një proces në vazhdim, për të gjithë ne. Përsa më përket mua dhe Greqisë, që ta bënim këtë, kjo ishte një shumë e natyrshme për ne që t’ju ndihmonim sa më shumë të ishte e mundur. Kjo është diplomacia jonë për mbarë rajonin, por në zemrat tona dhe politikën tonë, Shqipëria zë një vend të veçantë. Jemi të dy kombe shumë të vjetër në këtë rajon, – rajon të cilin e kemi ndarë dhe ku kemi bashkëvepruar për shumë shekuj, në mos mijëvjeçarë. Kështu që në këtë aspek, ishte e natyrshme për ne ta shikonim Shqipërinë afër nesh, ta shikonim Shqipërinë të bëhej pjesë e institucioneve euro-atlantike dhe të shihnim Shqipërinë të realizonte aspiratën dhe të përmbushte potencialin e saj.” – Ambasadori grek Terry Trasivulos Stamatopulos.