E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e tij të sotme të shpallë Ditë Zije Kombëtare, ditën e enjte, datë 11.3.2004, në shenjë solidariteti me popullin dhe qeverinë spanjolle, në resp

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e tij të sotme të shpallë Ditë Zije Kombëtare, ditën e enjte, datë 11.3.2004, në shenjë solidariteti me popullin dhe qeverinë spanjolle, në respekt të viktimave të shkaktuara nga atentatet terroriste të ditës së sotme në Mbretërinë e Spanjës.

Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ngrihet flamuri kombëtar në gjysmë shtize. Në orën 17:00 të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahen tri minuta heshtje, në nderim të viktimave.

Të gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive, të planifikuara për këtë datë, pezullohen dhe shtyhen për një datë të mëvonshme.

Ftohen të gjitha kanalet radio-televizive, publike dhe private, që, duke filluar nga kjo orë, të transmetojnë muzikë funebre.

Ftohen të gjithë institucionet fetare të kryejnë shërbesa fetare në kujtim të viktimave.

Në mbledhjen e sotme, Kabineti Qeveritar ka mbajtur 1 minutë heshtje per kete moment.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›