E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Mistrave miratoi projektligjin: "Për ratifikimin e marrëveshjes për tregëtinë e lirë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Administ

Këshilli i Mistrave miratoi projektligjin: "Për ratifikimin e marrëveshjes për tregëtinë e lirë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në emër të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës"

Kjo marrëveshje me Kosovën, është e një rëndësie të veçantë, së pari në planin politik, pasi shënon një stad të ri marrëdhëniesh të ngushta dhe vëllazërore dhe së dyti në drejtim të bashkëpunimit thellësisht të ngushtë ekonomik dhe tregtar, në mënyrë të veçantë duke fuqizuar marrëdhëniet e ndërsjellta të Komuniteteve të Bizneseve shqiptare dhe kosovare.

Duke qenë se ky dokument përfaqëson një paketë masash, reformash dhe politikash me impakt ekonomik dhe financiar, Qeveria shqiptare synon:

- përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të zbatimit të "Memorandumit Ndër-rajonal të Mirëkuptimit për Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë", ndërmjet vendeve përfituese të Paktit të Stabilitetit, nënshkruar nga ministrat e Tregtisë së vendeve të Europës Juglindore, Bruksel, më 27 qershor 2001. Bazuar në këtë iniciativë rajonale, Shqipëria po kontribuon aktivisht krahas vendeve të sipërpërmendura për krijimin dhe zhvillimin e Rrjetit të Tregtisë së Lirë në Rajon
- vazhdimin e përmbushjes së angazhimeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Europian
- arritjen e objektivave në kuadrin e programit të Qeverisë Shqiptare për lehtësimin dhe li beralizimin e mëtejshëm të tregtisë
- krijimin e një ambjenti politikash për zgjerim të mëtejshëm të tregjeve në rajon, përtej vëndeve nënshkruese të Memorandumit të Mirëkuptimit

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›