Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua sot pasdite mbledhja e rradhës e Këshillit të Ministrave me tematikë "Për disa përmirësime në kuadrin ligjor në trajtimin e shtetasve t
Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua sot pasdite mbledhja e rradhës e Këshillit të Ministrave me tematikë "Për disa përmirësime në kuadrin ligjor në trajtimin e shtetasve të huaj, për akcizat, për organizimin e funksionimin e qeverisjes vendore, si dhe mënyrën e përdorimit të simboleve, kombëtare dhe shtetërore dhe për standartizimin e proçedurave të prokurimit publik".
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme disa projektligje të rëndësishme.
U miratua projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8492, datë 7.5.1999, "Për të huajt".
Ndryshimet në këtë ligj propozohen për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së dhe të detyrave që i dalin Qeverisë shqiptare për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit.
Ndryshimet e propozuara synojnë:
- respektimin e situatës aktuale dhe të pritshme të tregut vendas të punës duke përcaktuar qartë, kriteret bazë për punësimin e shtetasve të huaj.
- Rritjen progresive të të drejtave të të huajve me kohën e qëndrimit dhe të punësimit të ligjshëm të tyre në Republikën e Shqipërisë.
- thjeshtëzimin e proçedurave administrative të dhënies së lejeve të punës në nivel qëndror dhe rajonal, duke rritur operativitetin, transparencën dhe nivelin e informimit publik për këto proçedura.
- një përcaktim më të qartë të kategorisë "punonjës stinor", duke iu referuar përcaktimeve të BE-së për këtë kategori, lidhur me afatin kohor të punësimit të tyre.
- përcaktimin e një kategorie të re migratore "punonjës zonave kufitare"dhe sanksionimin e të drejtave dhe të detyrimeve të tyre.
- përcaktimin e një kategorie të re migratore "të transferuarit brenda shoqërisë", të cilët nuk do të përjashtohen nga detyrimi për pajisje me leje pune, por do të trajtohen me kritere lehtësuese, specifike, duke mos iu nënshtruar vlerësimit të situatës së tregut të punës.
- një konceptim të ri të kategorisë migratore të të vetëpunësuarve, duke evidentuar si të domosdoshme paraqitjen e një plani biznesi të detajuar dhe të miratuar nga institucionet kompetente të linjës dhe vlerësimin e impaktit pozitiv të zhvillimit të veprimtarisë së ushtruar në zhvillimin e vendit, rritjen e nivelit të punësimit, përpara marrjes së vendimit për dhënien ose jo të të lejes së punës.
- futjen e konceptit të ri të vlefshmërisë së lejes së punës – "leje pune të vazhdueshme", e cila merret pas gjashtë lejeve njëvjeçare të njëpasnjëshme të punës.
U miratua projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr.8652, datë 31.7.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".
Projektligji ka të bëjë me mënyrën e miratimit të taksave dhe tarifave vendore dhe përcaktimin e masave të tyre.
Po ashtu në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua edhe projektligji "Për projektligjin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën "Mbi larminë biologjike".
Konventa "Mbi larminë biologjike"ose biodiversitetin është marrëveshja e parë botërore që mbulon gjithë aspektet e larmisë biologjike: pasuritë gjenetike, llojet dhe ekosistemet. Është gjithashtu marrëveshja e parë ndërkombëtare që pranon se ruajtja e biodiversitetit është një çështje e njerëzimit dhe një pjesë integrale e zhvillimit të qëndrueshëm.
Me miratimin e legjislacionit të ri mjedisor janë krijuar hapësirat e nevojshme ligjore për zbatimin e kërkesave të Konventës pas ratifikimit të saj.
U miratua edhe projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën "Për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si habitare të shpendëve ujore"
Konventa Ramsar ose Konventa "Mbi Ligatinat me Rëndësi Ndërkombëtare veçanërisht si Habitat i Shpendëve të Ujit"pasqyron theksin e saj origjinal ne ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të ligatinave në rradhë të parë për të siguruar habitat për shpendët e ujit dhe gjallesat e tjera.
Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime të rëndësishme.
U miratua vendimin ‘'Për miratimin në parim të "Protokollit të Konventës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, 2002'', të Organizatës Ndërkombëtare të Punës''.
Miratimi i këtij vendimi nga Këshilli i Ministrave bën të mundur një përputhje të legjistacionit dhe akteve ndërkombëtare me ligjet dhe vendimet tona. Sipas Protokollit të mësipër të miratuar në parim nga ana e Këshillit të Ministrave përcaktohet kuptimi i një sërë termash, si ‘'aksident në punë', ‘'sëmundje profesionale'', etj Në këtë protokoll përcaktohen sistemet e regjistrimit dhe njoftimit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale që duhet të krijohen dhe funksionojnë në vend. Po ashtu në këtë Protokoll përcaktohen rregullat që kanë të bëjnë me kërkesat dhe procedurat e regjistrimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale, përgjgjegjësia e punëdhënësit, informacioni që duhet regjistruar, periudha e mbajtjes dhe sigurimi i konfidencinalitetit të të dhënave;
Në mbledhjen e qeverisë u miratua vendimin ‘'Për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, ‘'Për rritjen e mundësive për zhvillim të aftësive (RMZhA), faza e III''
Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar më 2001 marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës për bashkëpunumin teknik, financiar dhe asistencën humanitare. Në zbatim të kësaj marrëveshje është miratuar faza e I dhe e II ndërmjet dy qeverive mbi ‘'Rritjen e mundësive për Zhvillimin e Aftësive''.
Dy fazaat e para kanë dhënë rezultate në formimin profesional në disa rrethe të vendit tonë. Në këto kushte bëhet e nevojshme miratimi për zbatim edhe i fazës së II të këtij projekti, i cili do të asistojë Qeverinë në fushën e zhvillimit njerëzor dhe institucional. Gjithashtu ky projekt synon të zhvillojë ofertën për trajnim profesional, të hapë shanse të reja për të rriturit në moshë të re dhe ato që braktisin shkollën dhe kështu e bëjnë të mundur rritjen e mundësive për vetëpunësim;
Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për "Miratimin, në parim, të konventës nr.155 "Për sigurinë në punë, shëndetin dhe ambjentin e punës", të organizatës ndërkombëtare të punës""
Konventa parashikon një sërë kërkesash për punëdhënësit, me qëllim që të garantohet siguria dhe shëndeti në punë. Këto kërkesa kanë të bëjnë kryesisht me kualifikimin e punonjësve për sigurinë dhe shëndetin në punë, me masat e sigurisë dhe preventivuese që lidhen me makineritë, pajisjet, proçeset, substancat dhe agjentët kimikë e fizikë etj.
Gjithashtu një rëndësi të veçantë i kushtohet jo vetëm parandalimit ë aksidentevenë punë, por edhe masat për ndihmën e shpejtë dhe trajtimin me urgjencë të aksidenteve në punë.
Për të garantuar sigurinë dhe shëndetin në punë si dhe trajtimin me urgjencë të aksidenteve, është e nevojshme që punëmarrësit dhe punëdhënësit të bashkëpunojnë ngushtë si dhe të institucionalizohen konsultimet msdis përfaqësuesve të punëmarrësve dhe punëdhënësv, lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurimin dhe shëndetin në punë.
Në mbledhjen e Qeverisë u miraua vendimi ‘'Për miratimin e rregullores ‘'Për karakteristikat e vajrave të ullirit''
Ky vendim miratohet në kuadrin e përfarimit të kuadrit ligjor të vendit me atë të vendeve të BE-së. Miratimi i këtij vendimi parashikon të realizojë prodhim cilësor, origjinal dhe natyror të mbrojtur mirë nga fallsifikimi, siguri të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit, rritje e mundësisë së eksportit të vajit të ullirit dhe mbrojtje të investitorëve të vendit.
Sot në mbledhjen e qeverisë u miratua udhëzimi për "Disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.1 datë 1.1.1996, të Këshilllit të Ministrave, "për prokurimin publik", i ndryshuar.
Ky udhëzim ka për qëllim unifikimin e praktikave të prokurimit publik për mallrat, shërbimet dhe ndërtimet, shmangien e abuzimeve dhe veprimeve të mundshme korruptive nga entet prokuruese, nëpërmjet përcaktimit të një sistemiprocedurash të hollësishme për prokurimin rritjen e mëtejshme të transparencës, nxitjen e konkurrencës dhe dhënien e mundësive të barabarta për të marrë pjesë në pjesë prokurimetë furnizuesve dhe kontraktuese, reduktimin e ankimimeve administrative nga shoqëritë pjesëmarrëse në proçedurat e prokurimit, planifikimin e saktë dhe përcaktimin e fandeve dhe afateve kohore të zhvillimit të tyre.
U miratua Vendimi për "Miratimin e marrëveshjes së koncesionit, të formës "ROT" ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë e Ministrisë së Industrisë dhe të Energjitikës dhe shoqërisë "AMAL" shpk, për hidrocentralin vendor të Xhyrës
Në bazë të ligjit "Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë, është ngritur grupi i punës për negociimin e marrëveshjes me shoqërinë AMAL sh.p.k për dhënien në koncesion sipas propozimit të hidrocentralit vendor Xhyrë në rrethin e Librazhdit.
Draft ii marrëveshjes së koncesionit synon respektimin e ligjshmërisë dhe harmonizimin e interesit public me ato të koncesionarit. Përparësi në studimin tekniko-ekonomik nga ana e shoqërisë i është dhënë investimit për rehabilitimin e objektit, duke synuar prodhimin e eenergjisë elektrike në parametrat nominale, nisur nga fakti që ky object aktualisht është degraduar dhe nuk funksionon prej disa vitesh.
Në hidrocentralin Xhyrë investimi për riaftësim në fuqinë e projektuar 250 kë do të jetë 5.45 milion lekë dhe do të kryehet në vitet 2003-2004. Prodhimi i energjisë elektrike në vitin 2003 do të jetë 0.9 milion këh, në vitin 2004 do të jetë 1.5 milion këh dhe pas riaftesimit në vitin 2005, do të arrijë 2.16 milion këh nga 1.2 milion këh ( maksimum) të prodhuar në vitin 1991.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për emërim në detyrë. zoti Vladimir Meksi emërohet kryetar i Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujrave të Ndotura.
U miaratua vendimi "Për kalimin e një pjese të territorit të QSUT-së, Tiranë, në administrim të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH)".
Banka Botërore ndër projektet e saj në fushën e shëndetësisë dhe të sigurimeve shëndetësore, ka caktuar si prioritet akomodimin e ISKSH në zyra të reja dhe ka planifikuar e miratuar fonde për ndërtimin e tyre. Fondi i vënë në dispozicion për këtë qëllim është 700 000 USD.
Duke vlerësuar rendësinë e këtij Instituti në financimin e kujdesit shëndetësor dhe duke patur në konsideratë resurset brenda këtij sistemi, propozohet si zgjidhje dhënia e një pjese të territorit të QSUT-së për ndërtimin e këtyre ambjenteve konform rregullave në fuqi.
Sipërfaqja që do të përdoret si shesh ndërtimi është 1500 m2 dhe ka një pozicion të përshtatshëm për një institucion qëndror, pasi kufizohet nga rruga.