E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për "Mënyrën e përdorimit të Flamurit Kombëtar në mjediset, e jashtme dhe të brendshme, të institucioneve publike, si dhe raporti i përmasav

Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për "Mënyrën e përdorimit të Flamurit Kombëtar në mjediset, e jashtme dhe të brendshme, të institucioneve publike, si dhe raporti i përmasave të tij""

Ky vendim synon t'i përgjigjet një kërkese të shtruar ne ligjin "Për formën dhe përmasat e Flamurit Kombëtar, përmbajtjen e Himnit Kombëtar, formën dhe përmasat e Stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre".

Në thelb, përmbajtja e kërkesës qëndron në mënyrën e përdorimit të Flamurit Kombëtar në mjediset e jashtme dhe të brendshme të institucioneve publike, të cilat me ligj janë të detyruar të mbajnë Flamurin Kombëtar, në mënyrën e përdorimit të Flamurit kur ai vendoset bashkë me flamuj të tjerë, përmasat e tij etj.

Duke qenë se Flamuri si simbol mbetet gjerësisht i pranishëm në veprimtaritë masive dhe sidomos në raste festash, është përdorur edhe koncepti i flamurit dekorativ, i cili nuk është e thënë të ketë doemos përmasat zyrtare 1x 1.4.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për "Mënyrën e përdorimit të Stemës së Republikës së Shqipërisë, përmasat e saj në emërtimin e institucioneve shtetërore dhe në aktet zyrtare"". Ky vendim parashikon tre çështje kryesore:

1. Stema si emërtim në hyrje të institucioneve qëndrore të shtetit
2. stema si element identifikues në vulat zyrtare të këtyre institucioneve
3. stema si element në aktet e tjera zyrtare, shkresore ose të natyrave të tjera.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›