Sot Këshilli i Ministrave miratoi vendimi për "Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe komisionit të komunitetit Europia
Sot Këshilli i Ministrave miratoi vendimi për "Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe komisionit të komunitetit Europian, për krijimin e njësisë së menaxhimit të programit, për zbatimin e programit "CARDS" të zhvillimit të komunitetit vendor"".
Objektivi kryesor i këtij programi është të përmirësojë cilësinë e jetës në zonat rurale të Shqipërisë si dhe të zhvillojë një ndërgjegjësim të komunitetit në këto zona nëpërmjet:
1. ndërtimit ose rehabilitimit të infrastrukturës lokale
2. përshirjes së komuniteteve lokale në proçesin e vendim-marrjes mbi këto projekte
3. përfshirjes së kontraktorëve lokalë për trë realizuar punimet
Një veçanti dhe përjashtim nga zbatimi i dekoncentruar i programit CARDS do të ketë zbatimi i programit "Zhvilli i Komunitetit Lokal". Nisur nga natyra dhe filozofia e këtij programi, i cili kërkon përfshirjen në shkallë të gjerë të komuniteteve lokale në të gjitha fazat implementimit të këtij programi. Sipas këtij programi përgjegjësitë e menaxhimit i kalohen vendit partner.
Memorandumi i Mirëkuptimit përcakton ndër të tjera :
1.krijimin e PMU-së dhe mënyrat e funksionimit të saj.
2.Emërimin nga Ministri i Shtetit Për Integrimin, si dhe Koordinator kombëtar i programit CARDS të një zyrtari të administratës kombëtare si zyrtar të autorizuar të projektit (PAO) si dhe emërimin e Drejtorit të PMU-së.