E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Punës: Paga minimale, 20.000 lekë

Në Shqipëri nuk do të ketë pagë nën 20.000 lekë. Vendimi është marrë në Këshillin e Punës, nga ku është përcaktuar kufiri minimal i pagës qoftë në administatë dhe në sektorin privat.

Astrit Kuka, drejtori i Pagave dhe Pensioneve në Ministrinë e Punës, tha se kjo pagë minimale duhet të mbetet në këtë nivel për dy arsye. Debate, në këtë pikë diskutimi ka patur në lidhje me dhënien e informacionit të biznesve pas miratimit të këtij drafti, nëse do të jetë në korrik apo në muajt në vazhdim.

Ndërsa, Gëzim Kalaja, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura tha se do të vazhdohet të kërkohet rritja e pagave për punonjësit në kushtet e rritjes së çmimit të energjisë dhe gazit. Nga qeveria u pranuan edhe kërkesat e fasonistëve. Ndërsa, biznesmenët kanë kërkuar edhe stendat nën logon "Made in Albania" në panairet ndërkombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›