E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naço: Ndërtimi i hidrocentraleve, proces që zvarritet

Pavarësisht projektit të një Shqipërie si Park energjitik ndërtimi i hidrocentraleve mbetet një prej proceve më të zvarritura.

Konstatimi është bërë prej vetë ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço në një Workshop ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të IFC -së. Sipas Naços ndaj kompanive të cilat nuk zbatojnë kontratën do të merren masa që shkojnë deri në heqje license.
 

Shqipëria do të përfshihet në projektin e Energjive të Rinovueshme për Ballkanin që pritet të realizohet prej IFC-së. Ky institucion i ka dhënë mbështetje të gjerë projekteve energjitike që ndikojnë direkt në mbrojtjen e mjedisit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›