E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit dënon lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut

Këshilli i Sigurimit iOKB-së dënoi lëshimin e fundit të raketës balistike nga Koreja e Veriut, si një kërcënim të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. " Anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënuan dhe shprehën shqetësimin e tyre të madh për lëshimin, e cila përbën një shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parashtron një kërcënim për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.", tha ambasadori Ruhakana Rugunda nga Uganda për gazetarët.
Koreja e Veriut lëshoi 7 raketa balistike në detin e Japonisë të shtunën, në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit që i ndalon lëshime të tilla.
Ambasadori Rugunda theksoi rëndësinë e një zgjidhje paqësore, diplomatike të problemit, duke thënë: " Anëtarët e Këshillit të Sigurimit i bëjnë apel të gjitha palëve që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përkeqësojë gjendjen e sigurisë në rajon.".
Japonia aktualisht ka një vend në këshill, kërkoi takimin e së hënës. Ambasadori Yukio Takasu tha se Japonia i ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Azisë Juglindore të respektojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit për ndalimin e tregtisë së armëve me Korenë e Veriut. Takasu tha se ai mendon se Pyongyang po ndryshon sjelljen e tij:
" Ne shpresojmë që Republika Demokratike Popullore e Koresë të ndalojë lëshimin e raketave, ti japë fune të gjitha akteve provocative dhe unë mendoj se presioni dhe dialogu duhet të punojnë krah për krah dhe ne e dimë se një një përpjekje diplomatike gjithashtu është në vazhdim e sipër," tha Takasu.
Muajin e kaluar, Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë duke zgjeruar sanksionet e mëparshme të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut, si një reagim ndaj testit bërthamor të 25 majit nga Pyongyang.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›