Bosnje, zbulohen dy varreza masive

Ekspertët e forensikës kanë gjetur dy varreza masive në Bosnjë, ku në njërën besohet se ka viktima nga lufta e viteve të 90-te, ndërsa në tjetrën nga Lufta e Dytë Botërore.
Mbetjet e nëntë viktimave, mes tyre dhe të një femre, janë gjetur në një varrezë masive në rajonin veri-lindor të Osmaqit, i ka thënë AFP-së Lejla Cengiç nga Instituti për Personat e Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës.
AFP raporton se viktimat besohet se janë të civilëve myslimanë të vrarë në rajon në nëntor të vitit 1992. Cengiç ka thënë se në këtë zonë mund të gjenden 25 viktima, ndersa po vazhdojnë kerkimet.
Në një pjesë në qytetin lindor Rogatica, ekspertët kanë gjetur nje varreze me të paktën “10 skelete”, ka thënë Cengiç, për të shtuar se ato mund të jenë të ndonjë konflikti tjetër, mbase të Luftës së Dytë Botërore.