Hong Kong milioneri ofron para per dhendrin
Sesil Çao, një imobiliar i pasur nga Hong Kong, ka ofruar një shpërblim prej 65 milion dollarësh për personin që do të arrijë të fitojë zemrën e vajzës së tij lesbike. Por nga ana tjetër vajza, 33 vjeçare që quhet Xhixhi, është martuar disa muaj më parë në Francë me gruan me të cilën ka një marrëdhënie prej 7 vjetësh. “Nuk ka rëndësi nëse do të jetë i pasur apo i varfër. E rëndësishme është që të jetë bujar dhe me një zemër të sjellshme, ka deklaruar milioneri që ka përgenjeshtruar njëkohësisht zërat për martesën e së bijës me një grua tjetër. “Xhixhi është shumë e mirë, është e bukur dhe ka talent, ka vazhduar ai, i do prindërit e saj, është bujare dhe merret me punë vullnetare. Martesat ndërmjet homoseksualëve nuk lejohen në Hong Kong, rajon që është shumë konservator dhe homoseksualiteti konsiderohej një krim deri në vitin 1991.