E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit diskuton nesër për tensionet Rusi-Gjeorgji

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka në plan të diskutojë këtë javë lidhur me gjendjen në rajonin separatist të Abkazisë, ndërsa shtohen tensionet midis Gjergjisë dhe Rusisë.

Një diplomat tha dje se anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të mblidhen nesër për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit.

Zyrtarë ushtarakë gjeorgjianë akuzuan Rusinë dje se dërgoi një aeroplan luftarak për të rrëzuar një aeroplan mbi Abkazi.

Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, tha se i telefonoi homologut të tij Vladimir Putin, dhe i kërkoi të ndalojë sulmet agresive, siç u shpreh ai, në territorin gjeorgjian.

Rusia e mohon këtë akuzë, madje kritikoi Gjeorgjinë se kryen fluturime në një zonë konflikti.   (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›