Ngjela: PD po rrëzon Topin
Berisha ia del të mbajë mazhorancën të bashkuar dhe bashkë me votat e socialistëve të miratojë nenet shtojcë të Kushtetutës, pas një serie polemikash dhe përplasjesh të mëdha. Kuvendi ka miratuar në seancën e mbrëmshme me 115 vota pro, 17 kundër dhe 3 abstenime, paketën e ndryshimeve kushtetuese, të propozuar së bashku nga PD-ja dhe PS-ja. Në Kuvend është diskutuar dhe hedhur për votim vetëm propozimi i sjellë nga Komisioni i Ligjeve, pra ai që parashikon votim të thjeshtë për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa 34 deputetët, të cilët njihen si mbështetës të Topit, janë tërhequr nga nisma e tyre, ku kërkonin që Presidenti të zgjidhej nga populli, duke mos e paraqitur fare në seancën e mbrëmshme. Kundër ndryshimeve në Kushtetutë dhe konkretisht për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit kanë votuar 25 deputetë, nga të cilët 9 kanë qenë të Partisë Demokratike. Diskutimi për ndryshimet kushtetuese dhe për përcaktimin e sistemit zgjedhor ka zgjatur për rreth katër orë. Pjesa më e madhe e diskutimit është bërë nga kryetarët e partive të vogla, si të spektrit të majtë ashtu edhe të spektrit të djathtë, të cilat e kanë kundërshtuar këtë paketë, duke e vlerësuar atë si "vendosje të diktaturës së shumicës në Shqipëri". Ndërsa deputetët e dy partive të mëdha nuk kanë preferuar të diskutojnë për këtë çështje kaq delikate. Nga PD-ja ka folur vetëm Kryeministri Berisha, i cili e ka vlerësuar si të domosdoshme miratimin e kësaj pakete dhe u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë në unanimitet atë, ndërsa nga PS-ja ka diskutuar vetëm kryetarja e grupit parlamentar, Valentina Leskaj, e cila gjithashtu u ka bërë thirrje deputetëve që të miratojnë paketën e propozuar nga Komisioni i Ligjeve. Të 11 nenet e propozuara janë miratuar me shumicë dërrmuese, duke marrë mbi 110 vota nga 94 që kërkonte Kushtetuta. Neni që është votuar më pak, përkatësisht me 105 vota, ka qenë neni 5, i cili i përkon nenit 87 të Kushtetutës aktuale, që përcakton mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Tashmë, kreu i shtetit do të zgjidhet me katër raunde, nëse në tri raundet e para nuk merr 3/5 e votave, atëherë në raundin e katërt kandidatët që kanë marrë më shumë vota hyjnë në votim dhe miratohen me shumicë të thjeshtë të deputetëve që ndodhen në sallën e Kuvendit. Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar edhe sistemin e ri zgjedhor, i cili do të aplikohet në zgjedhjet e 2009-ës, por edhe në zgjedhjet e tjera parlamentare. Tashmë shqiptarët do të votojnë sipas modelit spanjoll, pra sistem zgjedhor proporcional rajonal. Ky propozim është bërë para pak javësh nga Partia Socialiste dhe është pranuar nga Partia Demokratike, e cila duke i dhënë mbështetjen e saj maksimale e ka miratuar dje në Kuvend me 118 vota. Nga neni i parë deri te neni i fundit, të vetmet parti që kanë votuar kundër kanë qenë ato të voglat, të spektrit të majtë. LSI-ja, PDS-ja, PSD-ja dhe PAD-ja me votat e tyre kanë kundërshtuar sistemin e ri zgjedhor, rajonal proporcional. Sipas tyre, ky sistem nuk parandalon "Dushkun" ashtu siç kanë bërë të ditur dy kryetarët e partive të mëdha PD e PS, por u jep më shumë kontroll atyre. Tashmë, tha Meta, Gjinushi dhe Ceka, ku zërit të tyre iu është bashkuar edhe Petro Koçi, dy kryetarët e partive kryesore do të përcaktojnë emrat e atyre njerëzve që do të jenë prezentë në sallën e Kuvendit. Sipas tyre, nuk do të jetë më populli, sovrani i cili do të sjellë në Kuvend përfaqësuesit që do për të shprehur hallet dhe shqetësimet e tyre, por dy kryetarët e partive politike. Gjithashtu, kundër këtij sistemi zgjedhor janë shprehur edhe deputetët, Spartak Ngjela, Spiro Peçi dhe deputetët e PR-së. Ndërsa deputetët e PDK-së dhe të PDR-së kanë votuar pro tyre. Pavarësisht qëndrimit të këtyre deputetëve, ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri Berisha në bashkëpunim me PS-në, ka mundur të sigurojë në sallën e Kuvendit 115 vota për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Votat kundër për nenin e Presidentit
Engjëll Bejtaj
Spartak Braho
Neritan Ceka
Diana Çuli
Taulant Dedja
Sami Gjergji
Skënder Gjinushi
Artur Hasanbelliu
Petro Koçi
Angjelina Kola
Durim Lamaj
Ndre Legisi
Nikollë Lesi
Bujar Leskaj
Arian Madhi
Luan Memushi
Paskal Milo
Nikollaq Neranxi
Spartak Ngjela
Spiro Peçi
Dritan Prifti
Dashnor Sula
Rexhep Uka
Albert Divjaka
Gëzim Musabelliu
Votat abstenim
Besnik Mustafaj
Sali Shehu
Nuk morën pjesë në votim
Fatmir Mediu
Nard Ndoka
Ilir Meta
Deputetë që munguan
Fatos Nano
Petrit Gjoni
Hajrulla Paturri
Votimi
Heshtin mbështetësit e Topit
Heshtin deputetët mbështetës të grupit të Presidentit Topi, të cilët lejojnë që kreu i shtetit të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Duket se presioni i Kryeministrit Berisha ka qenë kaq i madh sa ka detyruar grupin e mbështetësve të Presidentit Topi brenda grupit të PD-së që jo vetëm të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur të marrë kurajën për të mbrojtur nismën e ndërmarrë para pak ditësh kundër zgjedhjes së Presidentit me shumicë të thjeshtë. Ndryshe nga sa pritej dhe nga sa kishin trumbetuar në media prej disa ditësh, 34 deputetë firmëtarë në nismën për zgjedhjen e Presidentit nga populli nuk kanë mundur që propozimin e tyre ta fusin as për diskutim në seancën e djeshme parlamentare. Asnjëri prej tyre nuk ka pasur kurajën të ngrihet dhe t‘i kërkojë Topallit pse kjo nismë prej 34 firmash nuk ishte në rendin e ditës. Të vetmit që e kanë bërë këtë gjë kanë qenë deputetët e partive të vogla të majta, Spartak Braho dhe Neritan Ceka. Por, pyetjes së tyre të përsëritur disa herë në sallën e Kuvendit nuk i ka dhënë përgjigje askush, as Kryetarja Topalli dhe as vetë deputetët firmëtarë, duke lënë të kalojë gjithçka në heshtje, sikur nuk ishte depozituar asnjëherë ajo nismë. Gjatë votimit në mënyrë të organizuar, pjesa më e madhe e deputetëve firmëtarë kundër zgjedhjes së Presidentit nga populli kanë mbështetur me votat e tyre propozimin e bërë nga Kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij për zgjedhje të kreut të shtetit me shumicë të thjeshtë.
Berisha takime maratonë me aleatët: I dua votat tuaja me çdo kusht
Mazhoranca, më shumë se kurrë, ka përjetuar dje frikën e krizës së përçarjes më të thellë brenda saj. Kryeministri Sali Berisha, i pasigurt në votën e deputetëve të tij, u ka kërkuar aleatëve votat pro për të miratuar paketën PD-PS për ndryshimet kushtetuese. Urdhri i Kryeministrit Berisha në adresë të gjashtë partive aleate ka pasur në brendësinë e tij edhe premtimin se do të rregullojë gjërat në Kodin Zgjedhor dhe u ka premtuar krerëve të partive aleate llogaritje të votave në shkallë kombëtare. Pakti i propozuar nga Kryeministri Berisha në këmbim të votës së tyre, është që emrat e krerëve të partive aleate të përsëriten në më shumë se dy lista në zona të ndryshme, në mënyrë që të garantojnë një vend të sigurt në Parlamentin e ardhshëm. Megjithëse pas takimit me Berishën, aleatët vazhduan të ishin konfuzë me mënyrën sesi do të shkonte vota e tyre në Parlament, pro apo kundër ndryshimeve në Kushtetutë. Aleatët e kanë të vështirë të harrojnë faktin se ishte pikërisht Partia Demokratike ajo që i spostoi dhe i la jashtë loje lidhur me reformën zgjedhore, duke bashkëpunuar me rivalin e saj më të egër, Partinë Socialiste. Vetë kampi blu është mbledhur dje në Kuvend, me një vendim jo të unifikuar lidhur me paketën që dy partitë e mëdha kanë përgatitur për ndryshimet kushtetuese. Përpos faktit që Partia Demokratike nuk kishte një numër të saktë të deputetëve demokratë që do të votonin pro paketës së miratuar në kryesinë e partisë më të madhe në vend. Kreu i grupit kuvendor të PDK-së, Pashk Ujka, ka bërë me dije se vetëm tre deputetë të PDK-së do të votojnë paketën PD-PS, ndërsa pjesa tjetër do të jenë kundër. Edhe Partia Demokrate e Re nuk do ta bllokojë miratimin e propozimeve për ndryshimet në Kushtetutë. Nënkryetari i kësaj partie, Tritan Shehu, tha se "pavarësisht nga ndonjë mendim që mund të kemi për ndonjë çështje të veçantë, ne nuk do të jemi bllokues". Ai u shpreh për nevojën e dialogut të vazhduar brenda koalicionit për të nxjerrë, sipas tij, "ato probleme për të cilat nuk është rënë ende dakord, si sistemi zgjedhor". Pak ditë më parë, PDR-ja u shpreh në mbështetje të variantit të zgjedhjes së kreut të shtetit nga populli, duke vlerësuar se kështu legjitimohen më mirë institucionet e Republikës. Kryeministri Berisha këtë herë nuk ka mundur dot t‘i shuajë plotësisht zërat kundër brenda partisë së tij. Në pamje të parë, Partia Demokratike duket se po vepron në bazë të parimeve të saj, duke pranuar diversitetin mes deputetëve brenda PD-së në lidhje me vendimin e marrë në kryesinë e saj. Votimi i djeshëm në Kuvend e gjeti mazhorancën më të përçarë se kurrë ndonjëherë. Partia Demokratike nuk mundi dot të thoshte sesa vota ka siguruar gjithsej nga grupi i PD-së, përveç faktit që ka siguruar shumicën e deputetëve të djathtë dhe zërat kundër janë në minorancë. Për të rikuperuar rrjedhjen e votave, Kryeministri Berisha ka kërkuar edhe votën pro nga aleatët. Republikanët shprehen kundër paketës PD-PS për reformën zgjedhore dhe kundërshtojnë fuqishëm mënyrën e zgjedhjes së Presidentit me shumicë të thjeshtë. Neni 87 ka vënë në provë mazhorancën dje në Kuvend. Kampi blu ishte i ndarë në dy rryma të ndryshme, që lidheshin në një pikë të përbashkët, mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Vota e fshehtë ka vënë në provë gjithashtu edhe dy partitë më të mëdha në Kuvend. Deri tani janë zhvilluar tri tryeza për ndryshimet kushtetuese brenda një jave mes Kryeministrit Berisha dhe aleatëve, me të cilët ai bashkëqeveris, por pa asnjë rezultat. Cenimi i reformës zgjedhore ka penguar aleatët të gjejnë gjuhën e përbashkët me Kryeministrin Berisha. Republikanët konfirmojnë zyrtarisht se si grup do të votojnë kundër paketës PD-PS dhe shprehen hapur pro zgjedhjes së Presidentit nga populli.
"Berisha kërkon shkarkimin e Topit"
Deputeti Spartak Ngjela akuzon kreun e PD-së
Erjon Ajazi
Eva Gjura
Deputeti i PD-së dhe avokati Spartak Ngjela ka dhënë alarmin në Kuvend se mazhoranca dhe opozita po nxitojnë për të ndryshuar nenin 87, me motivin e vetëm, atë të shkarkimit të Presidentit të Republikës nga detyra. Avokati Ngjela u ka bërë thirrje ligjvënësve të mos votojnë amendamentet e dërguara në Kuvend pa një transparencë dhe konsultim më parë me grupet e ekspertëve.
Në fjalimin e tij brilant, avokati Ngjela ka sqaruar faktin pse ndryshohet neni 87 i Kushtetutës që parashikon modalitetet e zgjedhjes së Presidentit, duke vendosur gishtin e fajtorit te partitë më të mëdha. "Pse kjo ngutje kur kemi ende edhe katër vjet për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit dhe ne ngutemi sot. Ua them unë pse, sepse kërkohet të rrëzohet Presidenti aktual. Kërkohet të rrëzohet sepse vjedhjet, Gërdeci kërkojnë punë krerësh presidencialë dhe nuk do t‘i gjejnë dot", tha Ngjela. Në argumentin e tij, duke iu referuar dy filozofëve
Aristotelit dhe Bertrand Rasel, Ngjela me bindje theksoi se le ta provojnë ta rrëzojnë Presidentin dhe të shikojnë më pas sesi do të vijë logjika. "Nuk prisnin dot as tri ditë jo më tre vjet. Pse kjo ngutje zotërinj, sepse keni bërë pazare. Mua më ka dal kjo logjikë, do ta dëgjoni se do të më dalë edhe kjo", tha ai.
Ngjela ka theksuar se "gaboheni që mendoni se kemi President të dobët. Kemi një President shumë të fortë. Kemi një President të fortë dhe s‘mund ta shkarkoni dot. Akuza kundër tij duhet të bëhet në Gjykatën Kushtetuese, sepse e kemi të fortë Presidentin se ka në dorë të gjithë pushtetin gjyqësor, se ia kemi dhënë me koshiencë edhe prokurorinë e akuzën". Avokati Ngjela ka bërë në Kuvend një analizë konstitucionale, duke u përqendruar në pesë pika kryesore, duke dhënë argumente të bazuara nga ana ligjore dhe ajo logjike. Mungesën e Senatit, Kuvendit me dy dhoma, avokati Ngjela e ka cilësuar si një problem, duke u shprehur se po të kishim Senat, do të kishim edhe konsensus permanent. Fuqizimi i Presidentit lidhet me mungesën e Senatit. "Prandaj duhen 3/5 për të zgjedhur kreun e shtetit, për shkakun që ky President të mos dilte politik, por të dilte me konsensus", tha ai. Por, sipas Ngjelës, tani duan ta bëjnë politik me 70+1, pra që ky njeri të bëhet politik. "Pse trembeni nga populli zotërinj. Turp. Ǒështë ky Parlament që trembet nga populli. Si mund të hiqet amendamenti kushtetues që i besohet popullit Presidenti", theksoi Ngjela, duke shtuar se një Kuvend që nuk është në gjendje të interpretojë vullnetin e popullit të vet nuk ka karakter demokratik në vetvete. "Do ta them sa herë që të shkelen normat e Kushtetutës. E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Me keqardhje konstatoj që në këtë Parlament nuk përfillet fare vullneti i popullit. Dhe provë më të madhe se kjo, që një Kushtetutë të kalojë në hije pa asnjë analizë dhe pa asnjë komision ekspertësh dhe pa bërë fare asnjë analizë për aplikimin e saj disa vjeçar për të mos thënë 9-vjeçarë. Të gjitha këto të lwnëtë kuptosh se jemi përballë një agresioni të madh kundër ligjit", tha ai. Në fund të fjalës së tij, duke sfiduar jo vetëm pjesën masive të deputetëve në sallën e Kuvendit, por edhe kambanën që tregonte fundin e fjalimit të tij brilant, Ngjela ka shtuar se "këta duan një President 70+1, sepse duan të bëjnë pazare për nene të tjera që kanë interes. Kushtetuta nuk është monedhë tregu, por dokument që nuk duhet cenuar".