E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takime në mesnatë, Topi informohet nga deputetët

Deputetët e PD-së informojnë Presidentin Bamir Topi mbi vendimin e grupit parlamentar të PD-së të mbledhur pasditen e së dielës. Loja politike brenda Partisë Demokratike mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Topi ka ngjallur interes edhe në vet grupin demokrat të PD-së. Presidenti Bamir Topi është informuar mesnatën e së dielës, duke zhvilluar takime dhe telefonata të ndryshme me deputetë të njohur si mbështetës të tij, si Dashnor Sula, Bujar Leskaj, Pal Dajçi dhe shumë të tjerë. Votimi i fshehtë në Kuvend ka favorizuar disa nga deputetët e PD-së, të cilët nuk guxuan të ngrinin zërin brenda grupit demokrat që të japin votat e tyre kundër paketës së miratuar edhe nga vet Kryesia e Partisë Demokratike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›