E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapet shqiptari, furnizonte me drogë ndragetën

Reggio Calabria- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për shoqërizim mafioz me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.Arrestimi i Francesko Mujës vjen pas një hetimi të gjatë dhe një plani të mirëdetajuar për kërkimin e tij.34 vjecari ishte shpallur në kërkim që në 2006, dhe në operacionin e arrestimit u angazhuan dhjetëra karabinierë. Ai akuzohet se bën pjesë në një grup kriminal i cili merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës kolumbiane. Gjatë hetimit të këtij grupi kriminal janë arrestuar 84 persona dhe u sekuestruan 10 mijë kg kokainë.Nga hetimet u mësua se kokaina nga Amerika Jugore transferohej në Europë. Duke kaluar nga Spanja, Holanda më pas Shqipëria dhe përfundonte për tu shpërndarë në Itali nga mafia kamorriste dhe ndrageta.Operacioni konsiderohet një goditje e fortë për kriminalitetin në rajonin e Reggio Calabria dhe Catanzaro, Muja është arrestuar në një banesesë në Reggio Calabria dhe në momentin e prangosjes nuk ka bërë asnjë rezistencë. Në banesë u arrestuan dhe tre shetas italianë, nën akuzën e strehimit të të kërkuarit. Gjatë kontrollit të banesës policia gjeti poshtë krevatit një pistoletë karabina tipit J.Gaucher e kalibrit 10 ml dhe 60 fishekë. Gjithashtu u sekuestrua dhe kompjuteri personal dhe celulari i tij.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›