Plagos të vëllanë, hidhet nga kati i 5 dhe vdes
Ngjarja ka ndodhur brenda një familje, ku shtetasi Musa Hebovija ka goditur të vëllanë, duke e plagosur. Pak momente më vonë, ai është hedhur nga kati i pestë i banesës së tyre, duke gjetur vdekjen. I plagosuri është shtetasi Myzafer Hebovija, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka publikuar ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë ende.