Durres, sekuestrohen 21 kg kanabis, ne pranga 3 te rinj
DURRES- Një sasi prej 21 kg lëndë narkotike e tipit kanabis sativa është sekuestruar në orët e para të mëngjesit nga forcat e policisë së Durrësit. Droga është sekuestruar sot rreth orës 05.00 në një autoveturë tip Ford Mondeo me targë të huaj R 173 VTW teksa po udhëtonte në aksin rrugor Golem-Durrës. Policia informoi se "gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e autoveturës u gjetën 20,637 kg canabis sativa e presuar”Në pranga kanë përfunduar 3 të rinjt që udhëtonin në makinë në momentin e ndalimit. Të ndaluarit janë Briano Dosku, 20 vjeç nga Librazhdi; Maringlen Basha, 23 vjeç nga Lazarati dhe Rinor Hajdari, 22 vjeç, banues në Librazhd. Policia thotë se gjatë kontrollit fizik u janë gjetur në trup sasi të vogla disa gramësh të lëndës narkotike. Autovetura dhe sasia e lëndës narkotike, është sekuestruar, ndërsa një grup hetimor po punon në bashkëpunim me organet e prokurorisë për të sqaruar destinacionin e saj.(s.g/BalkanWeb)