Kryeministri i Tunizisë bën thirrje për pjesëmarrje në votime

Kryeministri i Tunizisë, Beju Caid Sebsi, i ka bërë thirrje popullit tunizian të votojë “pa frikë” në zgjedhjet e para të këtij vendi, që nga largimi i presidentit Zina al-Abidine Ben Ali, në janar. Në një transmetim televiz, Sebsi ka thënë se votimet e së dielës do të mbahen pa mashtrime dhe dhunim të votës.
Tunizianët do të votojnë për një asamble 217 antarëshe, e cila planifikohet që të ndryshojë kushtetutën.
Raportet thonë se Partia Islamiste Enhada, pritet që të fitojë shumicën e votave. Këto zgjedhje do të jenë të parat ne një vend që ka qenë pjesë e “Pranverës Arabe.”
Kryengritja e popullit të Tunizisë kundër varfërisë dhe korrupsionit ka bërë që në janar të largohet nga zyra e tij Ben Ali, i cili ka qenë në pushtet për 23 vite.