E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani e Kirigizstani, në betëjë për Këshillin e Sigurimit

Pakistani pret që sot të fitojë një vend pranë rivalit të tij Indisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Asambleja e përgjithshme 193 antarëshe, do të votojë sot për të zgjedhur pesë antarë të rinj jo-permanent të Këshillit të Sigurimit, që do të shërbejnë për dy vite.

Pakistani është në konkurencë me Kirigizstanit, për një uvend të vetëm që është e hapur në rajonin e Azisë. Pakistani më parë ka mbajtur gjashtë mandate në Këshillin e Sigurimit që kur e ka fituar pavarësinë në vitin 1974, ndërsa Kirigizstani nuk ka qenë kurrë pjesë e Këshillit.

Në rajonet tjera, Azerbajxhani, Hungaria dhe Sllovenia po konkurojnë për të fituar një vend që do të lirohet nga Bosnja në fund të këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›