Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton sot për Kosovën

Nju Jork, 22 janar, NOA Këshilli i Sigurimit
pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet që të diskutojë gjatë mbledhjes
së sotme të tij për raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon
për gjendjen në Kosovë. Por KS do të shqyrtojë edhe raportin e shefit të
misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannieri.
Në takim është i pranishëm edhe ministri i
Jashtëm, Skënder Hyseni, takim ky të cilin ai do ta përdorë edhe për tu takuar
me disa ambasador t vendeve t reja antare t Kshillit t Sigurimit t
Kombeve t Bashkuara.
Eshtë bërë me dije paraprakisht se Hyseni gjatë
mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të flasë për arritjet
e Kosovës gjatë muajve të fundit, me theks të veçantë për zgjedhjet lokale dhe
pjesëmarrjen e serbëve në votime.
Ndërkaq, në këtë mbledhje mësohet se është i pranishëm edhe presidenti serb
Boris Tadiç i cili do të drejtojë delegacionin e Serbisë në takimin e Këshillit
të Sigurimit.
n.e/NOA