SHBA, vihen kufij për përdorimin mjekësor të bimës së marijuanës

Kaliforni, 22 janar, NOA - Gjykata e Lartë e Kalifornisë
ka refuzuar marrjen e marijuanës si lëndë e dobishme mjekësore të vendosur më
parë nga deputetët, duke pretenduar se njerëzit që disponojnë recetat për marrjen
e kësaj lënde, mund të posedojnë dhe të kultivojmë çdo gjë që është e nevojshme
për përdorimin e tyre personal. Ligji për përdorimin e lëndës narkotike, e cila
ndihmon në pakësimin e dhimbjeve të ndryshme, i miratuar nga votuesit e Kalifornisë
në vitin 1996 nuk kishte vënë kufizime për përdorimin e marijuanës nga
pacientët, duke thënë vetëm se duhet të jetë për përdorim personal.
Por Gjykata e Lartë vendosi që duhen vendosur
gjithsesi kufij për përdorimin e kësaj lënde, pasi janë konstatuar raste kur
është abuzuar me prodhimin e saj.
n.e/NOA