Suedia do të hapë ambasadë në Kosovë
Prishtinë, 21 janar - Qeveria e Suedisë do ti
avancojë në ambasada misionet e saj diplomatike në Kosovë, Shqipëri, Gjeorgji
dhe Moldavi.
Ne duam të jemi atje ku më së miri mund të shfrytëzohen mjetet tona, ti
shfrytëzojmë resurset për ta forcuar praninë e Suedisë në një numër vendesh,
thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, qeveria njoftoi se do ti mbyllë gjashtë ambasada tjera, pesë nga të
cilat në vendet e BE-së, Bullgari, Irlandë, Luksemburg, Sllovaki dhe Slloveni,
transmeton DPA.
Në kuadër të bashkëpunimit ekzistues mes vendeve anëtare të BE-së, ka mundësi
për forma të reja të kontakteve dypalëshe në të ardhmen, tha ministri i
Jashtëm, Karl Bildt i cituar nga RFE.