E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e nisi takimin e tij për Kosovën, me paraqitjen e një raporti të Shefit të Misionit Ndërkombëtar Lamberto Zannier, mbi gjendjen aktuale në Kosovë.

Zoti Zannier shfaqi shpresën e tij për vazhdimin e punës së misionit të OKB-së në Kosovë në rolin mbikëqyrës sëbashku me organizatat e tjera ndërkombëtare.

Ai tha se në vizitën e tij në Beograd, dy ditë para mbledhjes, ka arritur të hapë për diskutim me zyrtarët serbë çështjet e interesit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë, të parapara me planin për rikonfigurim të zotit Ban.

Ndëkorhë, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka theksuar se procesi i rikonfigurimit të UNMIK-ut është i papranueshëm për Beogradin, meqë ai nënkupton shtrirjen e një misioni të ri evropian EULEX, që nuk e ka marrë pëlqimin e KS të OKB-së.

Në takimin e KS të OKB-së ka folur edhe edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni.

Një intervistë dhënë BBC-së përpara takimit zoti Hyseni tha se qëndrimi i Kosovës është që procesi i rikonfigurimit duhet të mbyllet shpejt dhe po ashtu misioni evropian EULEX duhet të shtrihet sa më shpejt në tërë territorin e Kosovës. (BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›