Vlorë, arrestohet për armëmbajtje 46-vjeçari
Vlorë- Një 46-vjeçar është vënë në pranga me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Dhimitër Zoto nga fshati Gjorm i Vlorës, është arrestuar në kushtet e flagrancës pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë nga ana e bluve të Vlorës është gjetur fillimisht një armë. Gjetja e armës ka pasuar me kontroll në ambientet e tjera, ku janë gjetur edhe 38 fishekë.
Në këto kushte 46-vjeçari është arrestuar në kushtet e flagrancës, i implikuar me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Duke pasur parasysh se ka shumë armë në duart e popullatës qysh pas vitit ‘97, armëmbajtja pa leje dhe penalizimi i personave do të jetë një ndër objektivat e sektorëve të policisë së Vlorës, veç operacioneve të përditshme në luftën kundër kanabisit.