E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit, të premten diksutim për Kosovën

Ditën e premte Këshilli i Sigurimit do të diskutojë rreth të ardhmes së misionit të OKB-së në Kosovë. Në këtë takim priten në marrin pjesë, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Sipas burimeve mësohet se do të jetë i pranishëm edhe presidenti serb Boris Tadiç.

Në këtë datë, anëtarët e këshillit do të diskutojnë mbi planin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon për ristrukturimin e misionit në Kosovë, duke i kaluar më shumë autoritet Bashkimit Evropian.

Udhëheqja shqiptare në Kosovë deklaroi pavarësinë nga Serbia në muajin shkurt dhe që nga ajo kohë një numër i madh vendesh e ka njohur shtetin e ri. Nga ana tjetër Serbia dhe aleatja e saj Rusia e kanë quajtur këtë të paligjshme.

Javën e kaluar presidenti Tadiç i dërgoi një letër zotit Ban me theksin se çdo rikonfigurim i misionit të OKB në Kosovë duhet të vendoset nga Këshilli i Sigurimit, ku edhe Rusia gëzon të drejtën e vetos.

Dje në një konfernce shtypi, Caroline Vadino, përfaqësuese për shtyp në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, e konfirmoimbajtjen e takimit, ditën e premte, porse nuk ka dhënë ndonjë hollësi mbi formatin e këtij takimi, nëse do të ishte i hapur apo i mbyllur, dhe se kush është i ftuar të marrë pjesë.

"Këshilli i Sigurimit do të diskutojë sërish nesër mbi hollësitë dhe formatin e takimit", citohet të ketë thënë zëdhënësja Vadino.

Ajo ka shtuar se Washingtoni zyrtar ka mbështetur plotësisht masat e propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesja për shtyp e Misionit amerikan nuk mundi të konfirmonte

Takimi i së premtes gjithsesi mendohet se do të bëj përpjekje të qartësojë konfuzionin mbi praninë e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›