E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai 48-vjeçar përdhunon të bijën, arrestohet

14/02/2011  Vajza 16 vjeç, i rrëfeu të ëmës tmerrin që vijonte prej 2 vitesh

LUSHNJE- Krimi ka prekur sërish qytetin më të vogël myzeqar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflig që ndodhet 20 km larg qendrës myzeqare. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lushnjës mësohet se orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në pranga 44-vjeçari Fatos Q. Burimet e policisë pohojnë se 44-vjeçari është arrestuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e tij të mitur. Ka qenë denoncimi i vajzës së tij që çoi në pranga arrestimin e babait mostër. Pasditen e së shtunës E. Q. 16 vjeçe e shoqëruar nga e ëma ka udhëtuar nga fshati ku banonte drejt Lushnjës dhe pikërisht drejt komisariatit të policisë.

Rrëfimi rrëqethës

Atje ka kërkuar oficerin e Policisë Gjyqësore dhe nën shoqërimin e së ëmës 16-vjeçarja ka vendosur t’i japë fund presionit dhe dhunës që i ati ushtronte ndaj saj, dhunë që kishte si objektiv marrëdhënien seksuale. Burimet nga policia pohojnë se E. Q. ka pohuar se gjithçka mes saj dhe të atit ka nisur 2 vjet më parë. Si për herën e parë dhe për herën në vijim i ati ushtronte dhunë sistematike nga bijës së vet. E dhunuara ka vendosur vetëm pak kohë më parë t’ia tregojë nënës dhe fillimisht kjo e fundit ka kërkuar divorcin ndaj bashkëshortit, ndërsa kryefamiljari mostër e ka dhunuar edhe gruan barbarisht. E ndodhur përballë një rreziku të madh dhe duke mos mundur të përtypë dot ngjarjen e rëndë nëna së bashku me të bijën ka marrë vendimin për t’u treguar gjithçka autoriteteve përkatëse dhe të kërkojë denoncimin e bashkëshortit të saj. Në prani të psikologes e mitura është marrë në pyetje. Arrestimi i babait dhunues dhe mostër është bërë pasi ka dalë konstatimi i mjekut ligjor se ndaj 16-vjeçares ishte ushtruar dhunë seksuale. Pas daljes së këtij raporti mjeko-ligjor policia ka shkuar në fshatin Çiflig dhe ka prangosur 44-vjeçarin Fatos Q. Ky nuk është rasti i parë i dhunimit seksual të të miturave në Lushnjës, ndërkohë që ka pasur edhe raste të shtatzënisë si rezultat i incestit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›