E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i të urtëve, Hajdaraga: Në fokus temat e nxehta politike

Çështjet më të debatuara politike të ditës kanë bërë që të rimblidhet brenda javës këshilli i të urtëve në Partinë Socialiste. Figurat historike të kësaj force politike janë mbledhur në zyrën e kryetarit Edi Rama, ku sipas burimeve kanë dhënë idetë e tyre lidhur me çështjet më të debatuara së fundi që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit, zëvendësimi i deputetes Rudina Sesieri në qarkun e Durrësit apo edhe puna që po bëhet me reformën zgjedhore.
 

Zyrtarisht nuk janë dhënë detaje rreth asaj që është debatuar në këshill ndërsa ish ministri Luan Hajdaraga është shprehur se diskutimi është ndalur tek shkëmbimi i mendimeve për këto situata.

Edhe një javë më parë u mblodh në Partinë Socialiste në këshillin e të urtëve ku u diskutua në mënyrë të veçantë për zhvillimet politike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›