E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Hasani: Sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional

Kreu i shtetit Bamir Topi ka deklaruar sot se është e rëndësishme konsolidimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm e profesional e të painfluencuar nga trysnitë politike apo ekonomike. Gjatë një takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani,

Topi gjithashtu theksoi “rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm mes institucioneve ligjore të të dyja vendeve tona në përpjekje për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës sipas standardeve më bashkëkohore evropiane”.
 

Në këtë kuadër Presidenti Topi dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani vunë në pah rëndësinë e hartimit dhe zbatimit të projekteve konkrete të gjykatave kushtetuese respektive dhe marrëveshjeve të ndryshme në fushën e drejtësisë mes dy vendeve tona.
 

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, i shprehu mirënjohjen Presidentin Topi për pritjen e rezervuar, duke e siguruar se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të rrisë e të zgjerojë bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe do të punojë akoma më shumë në drejtim të forcimit të institucioneve ligjore dhe shtetit të së drejtës në Kosovë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›