E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli ndërfetar: Toleranca, virtyt që duhet shpërndarë në botë

TIRANE- Toleranca fetare është nënvizuar jo vetëm si një prej vlerave të moda të popullit tonë por dhe një virtyt që duhet ta eksportojmë e ta ndajmë me vendet dhe popujt e tjerë anembanë globit.
Në konferencën që shënoi hapjen e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë , ku morën pjesë edhe krerët e katër komuniteteve fetare më të mëdha në vend, u theksua se një institucion i tillë i bazuar në traditën historike dhe fetare është tepër i domosdoshëm në kohën që jetojmë.
“Kjo është vlera jonë e përbashkët dhe ky është virtyti ynë i rallë, të cilin jo vetëm do ta eksportojmë kudo që të mundemi por do ta ndajmë me shumë dëshirë me vendet dhe popujt e tjerë anembanë globit.” theksoi kreu i shtetit Bamir Topi.
Formimi i Këshillit Ndërfetar e ka zanafillën e vet më 18 mars 2005, kur u nënshkrua edhe deklarata e angazhimeve morale të përbashkëta nga katër komunitetet fetare tradicionale të vendit tonë, Komuniteti Mysliman,ortodoks, Katolik e Bektashian.
Qëllimi parësor i këtij Këshilli lidhet me forcimin, konsolidimin dhe përsosjen e vazhdueshme të mardhënieve të ndërsjellta midis komuniteteve fetare shqiptare. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›