Keshilli ne Kolegj PD kerkon konstituimin

Te premten në orën 10:30, në Kolegji Zgjedhor do të zhvillohet beteja e fundit ligjore që do t’i hapë rrugë Lulzim Bashës të ulet në karrigen e kryebashkiakut. Trupa e gjyqtarëve e kryesuar nga meriban Mullaj, do të shpërndajë mandatet e këshillit bashkiak të kryeqytetit, me kërkesë të Partisë Dmeokratike. Ankimimi në Kolegj erdhi pas refuzimit të anëtarëve të majtë në KQZ, për të votuar një mandatimin e këshilltarëve bashkiakë.
Nisur nga precedenti i një jave më parë në kolegj me këshillat e minibashkive, seanca gjyqësore pritet të zgjasë vetëm pak minuta, duke i dhënë kështu detyrën 28 këshilltarëve të djathtë dhe 27 të mjatë.
Vetëm pas konstituimit të këshillit bashkiak, fituesi i zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë, mund të marrë detyrën duke bërë betimin tradicional.