Nderhyrje historike. Ne Spanje transplantohen te dy kembet

Në Spanjë u zhvillua transplanti i parë në botë i të dyja këmbëve të një pacienti. Ai zgjati 14 orë dhe u drejtua nga doktori spanjoll, Pedro Kavedas mbi një djalosh, identiteti dhe mosha e të cilit nuk u bënë të ditura. Sipas të dhënave nga spitali “La Fe” në Valecia, ku u zhvillua ndërhyrja, pacienti kishte humbur të dyja këmbët gjatë një aksidenti.
Sipas doktorit Pedro Kavedas bëhet fjalë për një person të cilit nuk mund t’i vendosej një protezë, pasi trupi i tij nuk e pranonte. Kështu, shanset e tij për të ecur ishin zero dhe e vetmja mundësi mbetej karroca me rrota.
Procedura për t’i transplantuar të dyja këmbët është inovatore në kompleksitetin e vet dhe kërkon përpjekje të tjera post-operacionale për të dalë me sukses. Sipas mjekut, do të duhen dy muaj terapi me ecje në ujë dhe më tej, edhe tre muaj për të suportuar peshën e trupit.