E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli n'letër

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tashmë e ka gati përbërjen e Këshillit me të cilin synon ta luftojë korrupsionin. Aty do të jenë Ministria e Drejtësisë, ajo e Punëve të Brendshme, institucionet gjyqësore dhe organizata joqeveritare. Por, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e paralajmëron Presidenten të ketë kujdes me ligjet dhe Kushtetutën.

Këshilli kundër korrupsionit i Presidentes Atifete Jahjaga, i cili pritet të themelohet në fund të janarit, tashmë ka një strukturë.

Burime të Express në Presidencë kanë bërë të ditur se janë përzgjedhur institucionet, të cilat do të marrin pjesë në luftën e Jahjagës kundër korrupsionit.

“Kryesisht do të marrin pjesë institucionet e pavarura të drejtësisë si: Këshilli Gjyqësor, ai Prokurorial, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe organizata të ndryshme joqeveritare”, ka thënë një zyrtar i lartë i Presidencës në kushte anonimiteti.

Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotëm te Gazetes Express.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›