E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshillohuni vetë para se të këshilloni të tjerët!

Kësaj i thonë hiqja vetes atë që s’ta heq dot shteti. Dje, ligji që ka mbetur i tillë vetëm në letër, edhe pse mbushi një vjeç, nuk u ka shërbyer drejtuesve të kësaj ministrie për të hartuar programe për ta zbatuar atë. Në fakt edhe neve s’na e bën zemra ta urojmë që të vazhdojnë në këtë mënyrë këtu e 100 vite të tjera! Ndërkohë që ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, promovon rezultatet pozitive të ligjit antiduhan, cigarja pihet në të gjitha ambientet e ndaluara. Specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë vazhdojnë të kapin veshin e majtë me dorën e djathtë. Ose më saktë, kaq nxitimthi i kanë nisur reformat, sa pa mbaruar mirë njërën nisin tjetrën. Projektit që do t’i kushtohet vëmendje, nga Ndoka apo këshilltarët e tij, do të jetë pikërisht këshilli falas se si të lëmë atë që të gjithë e dimë që na dëmton shëndetin e megjithatë s’di të ketë hequr ndonjëri dorë pikërisht nga kjo moto. Drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë mirë të këshillohen vetë se si të zbatojnë ligjin e më pas të këshillojnë njerëzit se si të heqin dorë prej tij.

12 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›