E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista me 62 emrat që nuk duhet t’u vihen të porsalindurve

Emrat që nuk pranohen janë ata që shprehin racizëm apo fyerje. Vajzën apo djalin nuk mund ta quani “Eros”, “Kralicë” apo “Xhenaze”
Emanuela Sako

Prindërit nuk duhet të regjistrojnë fëmijët e tyre me emra të vjetër apo moralcenues. Shteti shqiptar nuk lejon që 62 emra të cilësuar të tillë t’u vendosen bebeve. Nëse prindërit kanë menduar që fëmijës së tyre t’i vendosin një emër të tillë dhe shkojnë ta regjistrojnë në gjendjen civile, atëherë punonjësit e bashkisë nuk pranojnë që ta regjistrojnë. Emra që përjashtohen janë emra të pakuptimtë dhe cenues apo toponime të ndryshme. Por në të njëjtën kohë përjashtohen emrat e huaj që janë bashkim emrash ose dy emra bashkë, për shembull: Ana Maria. Kryesisht, këta emra janë të huazuar nga jashtë vendit.
Emrat e ndaluar
Megjithëse këta emra janë të ndaluar dhe shumica e qytetarëve nuk janë në dijeni se ekziston një listë e tillë, kërkesa për këta emra nuk ka pasur. Punonjësit e gjendjeve civile sqarojnë se nuk kanë pasur raste që prindërit të vijnë për të regjistruar fëmijën me emra që janë pjesë e listës. Vitet e fundit në modë janë emrat e personazheve të telenovelave që shfaqen në televizione. Kjo është kthyer në një mani të shumicës së qytetarëve shqiptarë, të cilët emrin e fëmijës e lidhin me ndonjë prej personazheve të tyre të preferuar. Pjesën më të madhe të emrave të regjistruar e zënë emrat e huaj. Megjithatë, rregulli do të ndalojë çdo dëshirë paksa të çuditshme të prindërve që kanë dëshirat e tyre për emrat e trashëgimtarëve.
Kur regjistrohen emrat e ndaluar
Ndodh që emrat e ndaluar të regjistrohen duke bërë disa përjashtime. Fëmijët që kanë lindur jashtë vendit dhe që e kanë vënë emrin në një nga vendet e huaja dhe aktet e lindjes janë mbajtur jashtë vendit, atëherë gjendja civile në një nga bashkitë e vendit është e detyruar të zbatojë procedurat. Pra, fëmija do të regjistrohet me emrin që i është vendosur jashtë vendit edhe pse këtu ai emër mund të jetë i ndaluar. Në këtë rast, bashkia përkatëse është thjesht zbatuese. Emrat që nuk pranohen për regjistrim janë kryesisht emra që shprehin racizëm apo që shprehin fyerje. Në këtë kategori përfshihen emra të tillë si: Gazep, Hiçe, Hafije, Zehere, Xhenaze, Keqë, Marrëzi, Helme etj. Të gjithë emrat e lartpërmendur kanë cilësi negative dhe që shprehen rëndom në jetën e përditshme. Kjo i bën ata të papërshtatshëm për përdorimin e zakonshëm. Këta emra janë fyes për personalitetin e personit që është i detyruar të mbajë një nga këta emra.

Lista e emrave të papërshtatshëm (antroponime)

Ankim
Arançata
Avash
Bretk
Berr
Burgim
Ballokume
Car
Cub
Curranë
Currelë
Careva
Carina
Çbane
Dert
Derman
Dovlet
Durak
Ekran
Eros
Ferman
Federatë
Fodulle
Gazep
Gallata
Gabime
Groshe
Gjezap
Hyzmet
Hiçe
Hafije
Helme
Ironi
Jermsinë
Keqan
Keqe
Krajlicë
Lëvere
Meze
Mëshirë
Mjafte
Mjaftime
Mjaftoni
Mbarime
Mbete
Mbylle
Marrëzi
Ndalime
Pikëllime
Pafate
Pseerdhe
Rikë
Rakita
Spece
Sose
Stenatë
Sherre
Shkurte
Shkurtime
Vajtime
Xhenaze
Zehere

12 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›