E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltarët e PD-Ramës: Lër Pezën, zgjidh trafikun

Anëtari i këtij grupi, Taulant Bino, u shpreh se situata e trafikut në Tiranë sot është kaotike dhe qesharake. Fajin për këtë, sipas tij, e ka kryetari i bashkisë Edi Rama.

“Sot jemi kthyer në një situate sa tragjike dhe aq qesharake. Në një krah qytetarët vuajnë trafikun, pluhurin dhe vapën, ndërsa në krahun tjetër ai që bllokon qytetin, jo vetëm që nuk shkon në punë por tashmë edhe banon jashtë Tiranës”, u shpreh ai.

Ai shtoi më tej se ky bllokim ka shkaktuar jo vetëm vështirësi në lëvizje dhe jo vetëm paralizë të jetës së qytetit. “Bllokimi ka shkaktuar trafik tej mase të rënduar dhe ndotje masive të ajrit të qytetit si pasojë e trafikut dhe e pluhurit në ajër. Kryetari ndoshta nuk e di po njerëzit janë qenie frymëmarrëse dhe për pasojë ata kanë nevojë për ajër por jo çfarëdo lloj “ajri””, vijoi këshilltari demokrat.

Ai tha më tej se Tirana është qyteti më i ndodhur në Evropë, duke përmendur edhe të dhënat nga OBSH-ja, ku vihet re përqindje e lartë e ndotjes së ajrit.

“Në emër të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike të qytetit të Tiranës, në emër të qytetarëve të Tiranës i kërkoj Z. Rama të lërë gjelbërimin e Pezës dhe ti kthehet zgjidhjes së pluhurit të Tiranës ! Të lirojë trafikun dhe të çlirojë qytetarët. Të lërë trillimet me kriza dhe t’i shtrohet punës ! I kërkoj të na japë alternativa për zhvillimin e qytetit, alternativa për transportin, trafikun dhe jetën sociale e ekonomikë të kryeqytetit”, thuhet në reagim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›