Këshilltarët e majtë, letër Ruçit për incidentin në Bashki
Incidenti i ndodhur dy ditë më parë në ambientet e bashkisë së Tiranës, ku dy ish-punonjëse të këtij institucioni u konfliktuan me përfaqëues të policisë bashkiake, është bërë pjesë e një angazhimi politikë të Partisë Socialiste. Këshilltarët e majtë në këtë bashki, i kanë kërkuar zyrtarisht grupit parlamentar socialist, që të kërkojnë një interperlancë të posaçme me kryeministrin, Sali Berisha, lidhur me këtë çështje. Për këtë qëllim, këshilltarët e Partisë Socialiste në Tiranë i dërguan një letër dje, Gramoz Ruçit, me anë të së cilës, kërkojnë që ai, në cilësinë e kryetarit të grupit kuvendor të PS-së, të thërrasë kryeministrin Sali Berisha në interpelancë. Por siç bëhet e ditur në këtë letër, interperlanca nuk duhet të jetë vetëm për këtë çështje, por edhe për të gjitha fenomenet e vërejtura në këtë institucion, që pas ndryshimit të drejtimit të tij. “Ne emër të Keshilltareve të grupimit “Aleanca per te Ardhmen”, në Këshillin Bashkiak tëTiranes, ju shkruaj me shqetësim të thellë, lidhur me gjëndjen e rëndë te krijuar së fundmi në Bashkine e Tiranës, për largimet, përndjekjen politike, dhunën verbale dhe fizike që po ushtrohet ndaj punonjesve të Bashkisë nga individë në tejkalim te gjithë kompetencave ligjore dhe morale. Sot Kryeministri, hajdut i Shqipërise duhet të pergjigjet para Kuvendit sepse pergjegjesia e krimit, diten për diell, prek atë vete”, - thuhet më tej në letër.