Tritol makinës së bashkëshortëvePistë hetimi: Vrasja e Naim Sulit
Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ Makina mori flakë në ecje Historia e vrasjes së Naim Sulit
FIER - Hakmarrja mund të fshihet pas shpërthimit të makinës në të cilën udhëtonin çifti i bashkëshortëve Sulo mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier. Policia: Dyshojmë se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Naim Sulo në nëntor të 2012. Makina në të cilën udhëtonte çifti i bashkëshortëve shpërtheu mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë. Makina me traga TR26 61 S pasi është përfshirë nga flakët ka ecur 200-300 metra më tutje.
SHPERTHIMI
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Vajkan, e për pasojë kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Sulejman e Alie Sulo, 60 dhe 51 vjeç, banues në lagjen “Lirim” të Fierit. Ata janë dërguar në spitalin rajonal ku po marrin ndihmën e parë mjekësore. Nga të dhënat e para mendohet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet lënda shpërthyese, por policia po heton dhe pistën e një shpërthimi me dinamit, pasi në autostradë është parë dhe një gropë e vogël, e cila mund të jetë shkaktuar nga dinamiti. Nga aksidenti është bllokuar përkohësisht edhe autostrada Fier-Lushnjë.
DYSHOHET PER HAKMARRJE
Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi sipas policisë dyshohet se vëllai i 60-vjecarit ka vrarë me armë zjarri fqinjin e tij, bashkëpronar i një pike karburanti në 10 nëntor të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për Gëzim Sulon 49 vjeç dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç. Ata janë arrestuar për vrasjen e Naim Sulit, i cili u qëllua përballë vilës së tij. Dyshohet se vrasja kishte motiv një konflikt pronësie mes dy familjeve. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)