Këshilltarët e opozitës: Basha, gënjeshtar i sëmurë
Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak kanë akuzuar sot Lulëzim Bashën se po i kthehet në sëmundje kronike gënjeshtra për çdo problem. Duke ju referuar deklaratave të Bashës për taksat, hipotekat dhe planin rregullues, këshilltarët e opozitës thanë se Lulëzim Basha di vetëm të gënjejë dhe të qeshë.
Drejtuesi i grupit të këshilltarëve, Aldrin Dalipi, tha se Lulëzim Basha vazhdon gënjeshtra me hipotekimet. Lulëzim Basha tha i hipotekova. Doli qe i gënjeu qytetaret. Pastaj tha po bëjmë dosjet gati. Na doli qe dosjet ishin gati dhe dorëzuar kohe me pare nga administrata e mëparshme e bashkise.
Prej shume muajsh thotë tani do i hipotekojmë. Prape gënjen njësoj si ne rastin e planit urbanistik qe ka mbaruar ne fakt qe ne vitin 2008 dhe tani i janë sulur për te vene njolla ndërtimesh sipas interesave te klientëve te pushtetit sundues te Saliut
Basha tha do heq 60 taksa qe nuk ekzistonin dhe ka shumëfishuar tashme taksat për biznesin e vogël ne Tirane.
Në fushatën elektorale Basha tha realisht se do të hiqte 60 taksa, ndërkohë ai ka gjashtëdhjetë fishuar taksën e pastrimit, e cila tashmë të vjen në faturën e ujit, 60 mijë lekë të vjetra, nga një mijë lekë të vjetra që ka qenë dikur.