E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në familje trondit Tiranën, burri qëllon me sëpatë bashkëshorten

Share

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur kryeqytetin orët e vona të së martës, teksa një burrë ka qëlluar me sëpatë bashkëshorten e tij. Sipas Burimeve të policisë, Ramiz Qershori ka qëlluar bashkëshorten Shqiponja Qershori, e cila është në gjëndje kritike për jetën.

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri në familje, ndërkohë që ata prej kohësh kishin probleme. Megjithatë, pavarësisht se policia ishte në dijeni të grindjeve të tyre, nuk kishte marrë asnjë masë. Autori i këtij krimi tashmë është ndaluar, ndërkohë që pritet të mësohet se si do të bëhet gjendja e bashkëshortes së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›