Valltaret profesioniste leter Kryeministrit
Artistet pensioniste te Ansamblit Shteteror i jane drejtuar me nje kerkese Kryeministrit Sali Berisha ku i kane parashtruar problemet e tyre. Lili Kellici Lejla Kuci Veronika Mano Shpresa Vako Fatos Zajmi Ramiz Herri Lindita Kalemi Xhuljeta Doku kane firmosur kete kerkese. Dikur te suksesshem sot ata ndihen te harruar. Marrin kush me shume e kush me pak nga rreth 13 mije leke te reja ne muaj. Dallim perbejne vetem artistet me tituj te cilet marrin pensione te posacme. Nuk duam dallime me njeri-tjetrin. E dime fare mire qe jemi lodhur te gjithe njesoj dhe e dime se si disa nga koleget i kane marre titujt politike atekohe shkruajne ata. Kerkojne nga shteti baraspeshim me rrogat qe marrin sot artistet e TOB-it dhe nje projekt-status te artistit ku te perfshihet edhe kategoria e tyre. Te vjen keq se si shoket tane nje pjese e mire kane vdekur nga streset dhe jeta e veshtire nga mundi i pashperblyer. Koha nuk na pret dhe shteti eshte shume i vonuar. Ne punonim pa kondicioner pa kepuce. Udhetonim edhe ne mes te shiut a bores. Edhe mbi kamione duke pershkuar ndonjehere 500 km ne dite fshat me fshat edhe me nga 2-3 shfaqje ne dite. Me nje repertor prej 300 shfaqjesh ne vit. Hera-heres ku ngrene ku pa ngrene dieta nuk kishim dhe bindeshim e ngjiteshim ne skene shkruhet ne kete kerkese. Profesioni i artistit sidomos i kercimtarit si ne bote edhe ne vendin tone eshte barazuar me profesionet me te veshtira si ai i minatorit pilotit ushtarakut marinarit e sherbimit nen det. Ndersa e vecanta e profesionit te artistit eshte se permban vecorite me te rralla te profesioneve si talenti dhe misioni kombetar e nderkombetar. Pra arti eshte statusi i nje kombi. Per kete artistet ne bote vleresohen e trajtohen ne menyre te vecante. Prandaj edhe ne kerkojme te trajtohemi te pakten si artistet shqiptare te sotem perfundojne ata.