E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këtë vit fëmijët në shkollë që 5 vjeç

 

Në shkollë fillore që 5 vjeç. Kjo është reforma më e re që pritet të zbatohet që këtë vit. Ministria e Arsimit sqaron se ajo është pjesë e strategjisë për zhvillimin e arsimit para shkollor. Kështu fëmijët do të ndjekin pranë shkollave fillore një klasë të detyruar, ku do të zhvillohet program i rregullt përgatitor, për në klasën e parë. Në shtator këta fëmijë do të kenë mundësi të mësohen me kërkesat bazë të të mësuarit, të mësojnë të njohin numrat dhe të jetojnë në një mjedis të përbashkët. Strategjia që parashikon këtë hap është e ndarë në dy faza. Në të përcaktohet  ulja e moshës së regjistrimit në shkollë me një vit (nga 6 vjeç në 5 vjeç). Sipas strategjisë 10-vjeçare për zhvillimin e arsimit parashkollor, fëmijët 5-vjeçarë duke ndjekur një program të rregullt përgatitor do të kenë mundësi të mësohen me kërkesat bazë të të mësuarit. Në këtë mënyrë ata do ta kenë shumë më të lehtë klasën e parë. Nuk dihet si do ta presin prindërit këtë ndryshim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›