Ikja nga liria dhe “Audienca” e Havelit nw “Metropol”
“Audienca” është shfaqja që do vij së fundmi në skenën e “Metropolit” për publikun kryeqytetas. Kjo shfaqje na fut në një spirale, në një vorbull pa kuptim, në atë të dimensionit ekzistencial të botës dhe të krizës së njerëzimit. Teatri i Metropolit dhe Kompania Teatri i Momentit në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë do të sjellin në datat 21 dhe 22 prill dy performaca të veçanta për publikun kryeqytetas. “Tregtari dhe Gjeniu” është shfaqja që do ti serviret publikut në 21 prill, ora 17.00 në Arenën e Cirkut të Metropolit. Ndërsa në sallën Çehov të ejten ora 20.00 do të vihet pjesa "Audienca" e Vaclev Havel me regji të Hicham Chakib dhe aktorë Alexandre Trijoulet dhe as. regjisor Sylvie Froidefond. Në pjesën “Audienca”, Vaclav Havel shtron një këndvështrim mbi ndryshimet e shoqërisë. “Audienca” është një teatër që nuk ka një sens, nuk afirmon asgjë dhe nuk di asnjë gjë. Por vetëm ngre hipoteza dhe na lejon të shohim të vërtetat, me shumë nënkuptime dhe marrje mendsh të dhunshme në kompleksitetin e të gjitha fytyrave dhe paradokseve të individit. Një konfrontim që e vendos menjëherë publikun në rolin e spektatorit dhe i krijon një situatë të përfshirjes në të.
Uni dhe të tjerët në hapësirë
Bëhet fjalë për të ndërtuar idenë e një pune intensive, të limituar në kohë dhe me objektiva të përcaktuar. Nëpërmjet një stazhi është rasti për të ndërtuar një punë të thelluar, dhe është rasti që komponentët të përfshihen në një marrëdhënie besimi. Ky besim do të jetë baza e punës tonë: besimi tek të tjerët dhe besimi tek uni.
Finalizimi i formimit tonë do të jetë kënaqësia e zbulimit të unit nëpërmjet lojës. Një lojë që bazohet tek interpretimi ku distanca është e rëndësishme. Gjithashtu, hapësira e paraqitjes afirmon një tjetër vlerë: bëhet fjalë për të kontrolluar gjestet, të masësh fjalët, të shprehesh në publik. Kështu objektivat e këtij formimi orientohen specifikisht drejt një loje të organizuar, qe ka rregullat e veta. Çështjet prioritare do të jenë; zhvillimi i cilësisë së dëgjimit, observimit dhe përqendrimit duke mbajtur parasysh gjendjen përpara publikut dhe të aktorëve një nga një dhe në të njëjtën kohë duke u mësuar punën e tij e cila varet nga grupi në të cilin ai bën pjesë. Të zhvillohet një univers në të cilin imagjinata do të ndërtoj lojën dhe do ta ushqejë atë dhe do të bëjë të mundur atij që mëson që të formulojë dhe të bëjë të dukshme shpikjet dhe krijimet e tij. Nën optiken e këtyre objektivave do të favorizohen ushtrimet e improvizimit. Në fakt ato të lejojnë të adaptohesh dhe të zhvillohesh në situatën e imponuar nga rrjedha e lojës ose nga reagimet e paparashikuara të një partneri në lojë por në të njëjtën kohë të lejon të krijosh një hapsirë lirie dhe krijimtarie.
Ndërsa spektakli “Tregtari dhe Gjeniu” sipas “Njëmijë e një net” me regji të Hicham Chakib një histori që zhvillohet kudo dhe kurdo. Ajo ishte dje dhe sot. Në mënyrë kurioze historia e sotme zhvillohet në Oujda… Është historia e “Njëmijë e një netëve”. Dëgjoni Sheherezaden, një vajzë shumë e bukur dhe inteligjente. Sheherezadja do të shpëtojë popullin e vet fal tregimeve te saj te cilat Sulltani i dëgjon me admirim dhe do t’ia shtynë asaj vdekjen nga natë pas nate. Historia e Sindbad, historia e peshkatarit, historia e gjeniut dhe Aladinit, apo nëse ju dëshironi historia e Ali baba dhe 40 hajduteve. Por historia jonë është ajo e të bukurës Sheherezade e Tregtarit dhe Gjeniut…
15 Prill 2010