Këtu ishte një fabrikë makinash, por tani…

Pas mbulimit nga uji të të gjitha makinave të “Honda”-s, prodhuesit japonez të makinave, dolën në pah pamje shumë interesante. Bëhet e ditur se fabrika e “Honda”-s është akoma e mbyllur dhe prodhimi i makinave është ndaluar.
Fatkeqësia më e rëndë në histori
Nga përmbytjet janë prekur 27 qytete nga 77 që ka Tailanda. Një sipërfaqe prej 1,6 milionë hektarësh e barabartë me sipërfaqen tokësore të Kuvajtit apo me dyfishin e sipërfaqes së Porto Rikos mbeti nën ujë.
Numri i njerëzve të prekur nga përmbytjet deri tani është mbi 2,4 milionë. Numri i shtëpive të prishura nga uji është 800 mijë dhe bizneset e prekura 11 mijë.
Numri i njerëzve të mbetur papunë për shkak të përmbytjeve është 640 mijë dhe deficiti financiar mendohet të jetë afërsisht 3,3 miliardë dollarë. /Start/Aisa Kokiçi/
2011-11-24 09:42