Situata e tensionuar në Shkup, shqiptarët braktisin shtëpitë
TIRANË- Pas protestes së një dite më parë të dhjetëra të rinjve maqedonas, familjet shqiptare prej mbrëmë janë larguar plotësisht nga lagjia Radishan e Shkupit e dominuar nga popullësia maqedonase dhe serbe, për shkak të pasigurisë. Banorët janë vendosur tek të afërmit e tyre në lagjet e Shkupit dhe qytetet e tjera, deri në qetësimin e situatës.
“Jemi detyruar që të lëshojmë shtëpitë, për shkak të pasigurisë dhe rrezikut, se mund të sulmohemi nga huliganë maqedonas. Kemi qëndruar në shtëpitë tona, mirëpo dje vlerësuam se duhet të ikim për momentin, sepse nuk i dihet situatës”, ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA, një banor i kësaj lagjeje.
Sipas tyre, djegia e një dyqani floktore në sheshin e lagjes, mbishkrimet raciste “Vdekje për shqiptarët” nëpër muret e shtëpive në pjesën ku jetojnë familje shqiptare kanë detyruar që nga shkaqet e sigurisë të lëshojnë shtëpitë e tyre.
Banorët shqiptarë të Radishanit thone se një i ri i fshatit është rrahur brutalisht në rrugën mbi urën që lidh këtë lagje me Butelin. Ai ishte sulmuar nga një grup huliganësh maqedonas. Ndërkohë, forca të mëdha policore janë të stacionuara në hyrje daljet e autostradës që lidh Tetovën – Shkupin, në urën lidhëse që lidh Radishanin dhe Butelit. Forca policore speciale janë të stacionuara edhe në afërsi të disa shtëpive në hyrje të lagjes Butel.
Tërë kryeqyteti ka qenë gjatë tërë natës i blinduar nga forcat speciale policore dhe patrullat e rregullta, që kanë qarkulluar për të ruajtur rendin dhe qetësinë, pas demonstratës së dhunshme të organizuar nga qindra protestues maqedonas nëpër rrugët e Shkupit.
(el.me/BalkanWeb)