Khedira drejt Realit

Mesfushori i Stuttgartit, Sami Khedira pritet të transferohet në Real Madrid. Sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, drejtuesit e gjigantit madrilen kanë përshpejtuar negociatat me menaxherin e futbollistit Jorg Neubauer dhe klubin gjerman dhe janë të gatshëm të ofrojnë 18 milionë euro për Khediran.
Mesfushori ka shprehur dëshirë të luajë për Real Madridin. AS ka mësuar se kur Real dështoi në përpjekjet e tij për transferimin e Daniele De Rossit, Bastian Schweinsteigerit dhe Steven Gerrardit, Khedira u bë prioritet i klubit.