Raul në Schalke 04

Ikona e Real Madridit, Raul, i cili u largua nga Santiago Bernabeu pas 16 sezoneve, ka nënshkruar për Schalke 04, ka njoftuar klubi gjerman të mërkurën. Raul, i cili shënoi 323 gola në 741 ndeshje për Realin, shtoi 66 në Ligën e Kampionëve dhe është aktualisht realizatori më i mirë i Spanjës me 44 gola.
Ai do të mundohet të ringjallë karrierën e tij në qytetin industrial të Gelsenkirchenit pas largimit nga klubi ku kishte bërë emër. “Ky është lajm shumë i mirë për Schalke 04”, tha trajneri Felix Magath për uebfaqen zyrtare të klubit.
“Jam shumë i lumtur që kemi arritur marrëveshje për transferimin e një futbollisti të shkëlqyeshëm dhe të klasit botëror, që ai të vijë në Schalke”.
Schalke përfundoi në pozitën e dytë pas Bayern Munichut në Bundesligë, sezonin e kaluar, duke siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve.
Raul u paraqit rrallëherë për Realin, sezonin e kaluar, nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, ndërsa klubi është përforcuar edhe më tepër pas ardhjes së trajnerit të ri, Jose Mourinho.
Schalke ka njoftuar se Raul do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare pasi të përfundojë testet mjekësore.