KiE: Duhet dialog, opozita të kthehet në Parlament
Ndërkombëtarët vazhdojnë t‘i kërkojnë opozitës t‘i japë fund bojkotit dhe të rikthehet në Kuvend. Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Ian Micallef, përcolli dje mesazhin për krerët më të rëndësishëm të vendit, Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha për veprimet e opozitës. Presidenti Micallef, duke ndarë të njëjtin mendim me Kryeministrin Berisha për të gjitha zhvillimet pozitive në Shqipëri, theksoi se e "shikojmë me shqetësim dhe skepticizëm një përpjekje nga ana e opozitës për të krijuar mosbesim në klimën politike, e cila nuk i përputhet dhe as i shërben realitetit që ekziston sot në Shqipëri, për sa u përket standardeve europiane". Gjatë takimit me Presidentin Bamir Topi, presidenti i përkohshëm i Kongresit Vendor dhe Autoriteteve Rajonale të Këshillit të Europës, vuri në dukje sukseset dhe transformimet pozitive të shënuara në vendin tonë, duke theksuar edhe nevojën e dialogut dhe bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor.
Micallef vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të kryetarit të shtetit për sa i përket zhvillimit demokratik dhe konsolidimit të institucioneve shqiptare, duke ruajtur ekuilibrin mes forcave politike dhe duke shërbyer si garant i Kushtetutës e ligjeve në fuqi. Presidenti Micallef i kërkoi opozitës të heqë dorë nga bojkoti i Kuvendit dhe t‘i kthehet dialogut politik. Ai tha se të gjitha pretendimet duhet të zgjidhen në rrugë gjyqësore. "Mendoj se demokraci nuk do të thotë bojkot të proceseve demokratike. Në këto sisteme, pikë kryesore është dialogu. Ne i kërkojmë opozitës që të dialogojë me qeverinë dhe të mos i bojkotojë zgjedhjet e ardhshme lokale", tha Micallef. Po dje, zyrtari i KiE-së mori pjesë në konferencën ndërkombëtare për zhvillimin e pushtetit lokal dhe decentralizimin, mbajtur në qytetin e Shkodrës. Puna e Komitetit kontribuon në strategjinë e Organizatës Botërore të Qyteteve dhe Qeverive Lokale të Bashkuara në këtë fushë. Komisioni ka organizuar gjatë vitit 2009 disa seminare mbi decentralizimin në Amerikën Latine me rezultate të suksesshme për fuqizimin e qeverisjes lokale në procesin e decentralizimit të vazhdueshëm në rajon. Objektivi i kësaj konference është të rrisë efikasitetin e qeverive lokale në ofrimin e shërbimeve dhe strategjinë lokale të zhvillimit të qëndrueshëm.