E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS drejton në 3 qendra qarqesh

Aleanca mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, e krijuar pas 28 qershorit 2009, i "rrëmbeu" Partisë Socialiste drejtimin e pjesës dërrmuese të këshillave bashkiakë në qendrat e qarqeve. Balancat aktuale në këto këshilla kanë nxjerrë në shumicë drejtuese koalicionin e ri PD-LSI. Kjo situatë pritet të ketë ndikimet e saj në periudhën e mbetur deri në zgjedhjet lokale. Ndonëse fitoi bashkitë kryesore në qendra qarqesh, tanimë Partia Socialiste ka humbur kontrollin e këshillave bashkiakë. Këshilli Bashkiak i Tiranës shfaqi shenjat e para të qëndresës PD-LSI përballë linjës së Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut Edi Rama. Bllokimi i buxhetit përpara zgjedhjeve parlamentare ishte paralajmërimi se ekuilibrat nuk flisnin më në favor të Partisë Socialiste. Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, në Këshillin Bashkiak të Durrësit është thelluar diferenca vendimmarrëse në krahun e së djathtës. Këshilli Bashkiak i Fierit ka më se një vit që drejtohet nga aleanca midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këshilli Bashkiak i Korçës, prej disa muajsh drejtohet nga të djathtët. Aleancat qendrore midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë sjellë asnjë risi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Këshilli Bashkiak i Vlorës përbëhet nga 45 anëtarë. Situata ka mbetur në favor të Partisë Socialiste që prej kalimit të tre këshilltarëve të LSI-së drejt selisë rozë. Në Këshillin Bashkiak të Beratit triumfon Partia Socialiste dhe aleatët e saj. Në Dibër mazhorancën e kanë këshilltarët bashkiakë të së djathtës, të cilët vazhdojnë të mbajnë drejtimin. Në Gjirokastër, shumicën në këshillin bashkiak e ka aleanca PS-PBDNJ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›