E Diel, 1 Nëntor 2026

Doda: Shqiperia ka arritje te medha, sistemi i drejtesise nevoje per reforma

Deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, duke vleresuar arritjet dhe reformat ne mjaft sektore te ndryshem ne vend si ekonomia dhe infrastruktura, theksoi se sistemi i drejtesise ka nevoje per me shume reforma. Ne nje prononcim dje per gazeten “Koha Jone”, Doda u shpreh se sistemi i drejtesise ka nevoje per reforma te metejshme, si dhe shtoi faktin se te zgjedhurit ne kete sistem, duhet ta dine se arsyeja per te cilen jane votuar ne Parlament, eshte permbushja e detyres se tyre ne postin e marre. “Po shohim se eshte konturuar nje “parti e juristeve”, qe ne vend qe te merren me detyrat qe u jane ngarkuar ne baze te ligjit dhe per te cilen jane zgjedhur, po merren me politiken. Nderkohe qe harrojne se ne kete menyre, po shkelin kushtetuten e vendin edhe ligjin gjithashtu”, tha Doda, duke u shprehur optimiste nga ana tjeter, se shume shpejt do te realizohen reformat e domosdoshme edhe ne kete sistem. Sipas saj, ajo cka duhet te beje drejtesia, eshte qe duhet te qendroje larg politikes dhe korrupsionit. Duke u ndalur gjate ne kete ceshtje, Doda permendi gjithashtu faktin se nga ana e saj, mazhoranca i ka respektuar vendimet e marra nga sistemi i drejtesise. Nga ana tjeter, ne nje interviste per ABC News, deputetja e PD-se, vleresoi faktin se ne kete periudhe, vendi yne ka pasur mjaft arritje pozitive dhe se ka mjaft sektore ku Shqiperia ka shenuar rezultate te larta. “Ne Shqiperi, jane ndertuar mijera kilometra rruge, ndersa edhe turizmi po shenon nje ecuri pozitive”, permendi Doda. Sipas saj, vendi yne ka arritje te shkelqyera edhe ne aspektin ekonomik. Ajo permendi faktin se Shqiperia eshte sot nje vend qe eksporton, ku behet turizem, ku rriten pagat dhe pensionet, ku pakesohet gjithmone e me shume shtresa e varferise. “Ekonomia ka qene kali i betejes se qeverise. Shume ekonomi perendimore jane prekur nga efektet e krizes ekonomike, kurse Shqiperia tregoi se i rezistoi shume mire asaj. Sot nuk ka me asnje dyshim se 140 mije vota te marra me shume nga koalicioni “Aleanca per Qytetarin” ne zgjedhjet e 8 Majit, jane nje prove bindese e besimit te qytetareve tek reformat dhe arritjet qe permendem te qeverise”, shtoi Doda. Vleresimet e deputetes se Partise Demokratike, vijne ne nje kohe kur kete muaj me vendim qeverie, u rriten pagat dhe pensionet ne te gjithe vendin. Ndryshime qe u perfshine ne buxhetin e shtetit per kete vit, te cilat Kuvendi i miratoi me shumice votash. Vendimi u morr ne mungese te deputeteve socialiste qe vijojne bojkotin ndaj ketij institucioni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›