E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon greva e doganierëve grekë, nis normalisht puna

Që prej mëngjesit të sotëm, ka nisur normalisht puna në pikat doganore me Greqinë.

Doganierët grekë kanë përfunduar grevën e nisur dy ditë më parë, duke mundësuar në këtë mënyrë kalimin normal të automjeteve në të gjitha pikat kufitare në jug të vendit tonë.
 

Për shkak të grevës që doganierët grekë zhvilluan prej dy ditësh, pikat e kufirit me shtetin fqinj ishin bllokuar duke mos lejuar lëvizjen e automjetëve por vetëm të këmbësorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›